Post memory Generation

Projekti Post memory Generation synon të realizojë video intervista me personat që kanë lindur pas luftës 1999 në Kosovë. Post Memory përshkruan marrëdhëniet që kanë "brez pas brezi" me traumën personale, kolektive dhe kulturore me përvojat që ata "kujtojnë" vetëm me anë të tregimeve, imazheve dhe sjelljeve mes të cilave ata u rritën. Këto përvoja iu transmetuan atyre aq thellë dhe me emocion saqë, dukej se përbënin kujtime më vete. Kështu, lidhja e Post memory me të kaluarën ndërmjetësohet jo nga kujtimi, por nga investimi, projeksioni dhe krijimi imagjinativ. Këto ngjarje kanë ndodhur në të kaluarën, por efektet e tyre vazhdojnë edhe në të tashmen. Kjo është, besoj, struktura e Post memories dhe procesi i gjenerimit të saj.